LSDM: NË BUDAPEST PËR INSTRUKSIONE NGA MENTORI GRUEVSKI
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski bashkë me Nënkryetarin e partisë, Aleksandar Nikolovski, në Budapest kanë takuar Kryeministrin e Hungarisë dhe liderin e partisë FIDES, Viktor Orban.
Sipas komunikatës së VMRO-DPMNE-së, sic percjell KlanM, në takim është biseduar për problemet me krizën e migrantëve, por edhe për integrimin e vendit në BE, kurse Mickoski ka potencuar se integrimi është i domosdoshëm për popullin maqedonas, por duhet që të jetë në mënyrë dinjitoze duke mbrojtur veçoritë identitare.
“Maqedonia dhe BE-ja janë në pritje të dimrit më të vështirë në histori, me vështirësi të shumta në planin energjetik dhe në furnizimin me energjensa. Kryetari Mickoski ka potencuar se Qeveria e Maqedonisë nuk është duke I bërë hapat e duhur në përballje me krizën energjetike, nuk sigurohet me kohë thëngjilli, gazi dhe derivatet e naftës, por kur të mbërrijë piku i krizës jepen shuma të majme parash që të sigurohen këto resurse”, deklaruan nga VMRO-DPMNE.
Kanë reaguar socialdemokratët. Sipas tyre, Mickoski ka udhëtuar në Hungari për të marrë instruksione të reja nga mentori I tij, Nikola Gruevski.
“Sot pamë se Mickoski sërish është në Budapest, me siguri për instruksione të reja nga mentori I tij, Nikola Gruevski, me të vetmin qëllim që sit ë sillet në këtë moment që lidhet me kërkesën për referendum. Mickoski dhe Apasievi nuk ia arritën qëllimeve, ranë në ujë gënjeshtrat dhe skenaret e tyre të zeza. Tani janë të izoluar në përpjekjet që të krijohen pengesa në rrugën evropiane të vendit. Shkaqet duhet t`i kërkojnë në radhët e tyre”, ka deklaruar deputeti i LSDM-së Martin Kostovski.
Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, më 13 nëntor të vitit 2018, kishte njoftuar përmes rrjetit social Facebook, se ishte arratisur në Hungari. Pak ditë më vonë ai njoftoi se autoritet hungareze i kishin miratuar kërkesën për azil politik për shkak të, siç ka thënë ai, ndjekjes politike nga qeveria e ish-kryeministrit Zoran Zaev./KLanMacedonia/