Partia në pushtet LSDM thotë se rritja e pagave, pensionet dhe masat e reja kundër krizës do të pasojnë me ribalancimin e Buxhetit
Me ribalancimin e Buxhetit për vitin 2022, sigurojmë ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, por edhe mbështetje dhe ndihmë më të madhe si për qytetarët ashtu edhe për kompanitë.
Nga LSDM thonë se mbi 76 milionë euro janë siguruar për paketën e radhës të masave kundër krizës për të përballuar pasojat e krizës globale ekonomike dhe energjetike. Për përkrahjen e bujqësisë me qëllim të nxitjes së rritjes së prodhimit vendor janë siguruar edhe 3,2 miliardë denarë, përkatësisht 32 milionë euro thuhet në komunikatën e LSDM-së.
Përmes ribalancimit u siguruan mjete për paga më të larta në arsim dhe përkujdesje ndaj fëmijëve, si dhe rritje rekord të pensioneve nga shtatori për mbi 320 mijë pensionistë.
Ky ribalanci i Buxhetit në veprim konfirmon përkushtimin e LSDM-së për një ekonomi stabile dhe në zhvillim, por edhe për më shumë para në çdo familje.
Qeveria e udhëhequr nga LSDM tregon kapacitete për t’u përballur me pasojat, tregon se çfarë do të thotë shqetësim real për të gjithë qytetarët. Edhe në kohë krize globale ekonomike dhe energjetike, ne si palë përgjegjëse vazhdojmë të zhvillojmë politika ekonomike që mbrojnë standardin e qytetarëve thuhet mes tjerash në komunikatën e LSDM-së./KlanMacedonia/