Presidentët e Shqipërisë nga Ramiz Alia tek Bajram Begaj

Presidentet e Shqipërisë pluraliste që nga viti 1991, kanë qenë kryesisht honorifik në postin e tyre me përjashtim të presidentëve të parë, Alia e Berisha. Të tjerët që pasuan kanë patur kompetenca më të pakta se kryeministrat që i kanë propozuar.

Nga Ramiz Alia deri te Bajram Begaj, Shqipëria pas rrëzimit të sistemit komunist ka patur 8 presidentë, te zgjedhur në parlament pas rrëzimit të diktaturës.

Nga 8 presidentët, 4 prej tyre janë zgjedhur nga PD parti që konsiderohet e djathtë në vendin tonë: Sali Berisha, Alfred Moisiu, Bamir Topi, Bujar Nishani. E majta ka mundur te zgjedhë katër herë presidentët në vitin 1991 me Ramiz Alinë pasardhësi i diktatorit Enver Hoxha që qëndroi në këtë post deri në vitin 1992, ndërkohë që në vitin 1997, PS u përfaqësua në postin më të lartë të shtetit me ish-sekretarin e përgjithshëm të saj Rexhep Meidani dhe në vitin 2017 kur Edi Rama ja besoi postin e presidentit partisë simotër në koalicionin qeverisës LSI me ish-kreun e saj Ilir Meta që u votua nga socialistët si president i Republikës post që e mbajti deri këtë të dielë të 24 Korrikut për t’u zevendesuar po nga një përzgjedhje po e Ramës ish-shefi i shtabit të përgjithshëm Bajram Begaj.

Një tjetër e veçantë e njerëzve të presidencës, është se tre prej tyre kanë qenë në profesionin e ushtarakut: Alfred Moisiu, Bujar Nishani dhe se fundmi Bajram Begaj.

Më 21 Prill në vitin 2008 duke e ndryshuar me konsensus Kushtetutën Sali Berisha dhe Edi Rama vendosën që duke nisur në raundin e karteët, sipas kushtetutës së ndryshuar vetëm në tre raundet e para Presidenti zgjidhet me 84 vota. Deri para ndryshimeve Kushtetuese në vitin 2008, përcaktohej se kreu i shtetit zgjidhej vetëm me shumicë të cilësuar 84 vota.

Tashmë, çdo shumicë qeverisëse mund të zgjedhë lehtësisht presidentin pasi i mjaftojnë aq vota sa kalon ligjet më të zakonshme në Parlament edhe në rastet kur janë kthyer nga presidentët. Asnjë iniciativë për zgjedhjen e kreut të shtetit me votim të drejtpërdrejtë nga populli nuk ka gjetur përkrahjen e PS dhe PD duke u lënë këtë mundësi vetëm kryetarëve të bashkive. Mospranimi i zgjedhjes së presidentëve me votim popullor argumentohet me faktin se Shqipëria është Republikë Parlamentare dhe për këtë mungon vullneti për ta ndryshuar edhe një herë kushtetutën.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share