Rusia rikthen vëmendjen në Ballkanin Perëndimor

Lavrov sulmon Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

Shefi i diplomacisë ruse u tha mediave në Kremlin se ka një ndryshim mes asaj që malazezët dhe maqedonasit e thjeshtë ndiejnë për Rusinë dhe asaj që politikanët e tyre po detyrohen të bëjnë nga Brukseli, BE dhe NATO. “Kjo është e njëjta gjë që ata u përpoqën të bënin me Ukrainën dhe një numër vendesh të tjera të Evropës Lindore”, vuri në dukje Lavrov.

Sipas tij, “Maqedonia u bë Maqedonia e Veriut për t’u anëtarësuar në BE, por u tërhoq zvarrë në rastin e negociatave ndaj filloi të ndezë ndjenjat rusofobike dhe një politikë agresive” kundër Moskës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Edhe Malit të Zi sipas Kremlinit iu premtua anëtarësimi në Bashkimin Evropian, por para kësaj “ata thanë se ishte e nevojshme të anëtarësohej në NATO, të bashkohej me sanksionet, të merrte një qëndrim që është hapur anti-rus “, shtoi ministri i Jashtëm rus.

Në fillim të Qershorit, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria refuzuan të lejonin kalimin mbi hapësirën e tyre ajrore të avionin e Lavrovit kur ai dëshironte qe të vizitonte Serbinë. Lavrov e quajti refuzimin e këtyre vendeve të paimagjinueshëm sepse Serbisë, e cila është shtet sovran, iu hoq e drejta për të bërë politikë të jashtme ndaj Rusisë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share