Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se më datën 22.07.2022 nëpunës polcorë të Deparatmentit të Policisë Kriminalistike, Sektori për Kriminalitet t Përgjithshëm dhe të Dhunshëm në koordinim dhe bashkëpunim me SPB-DPK Kumanovë, SPB Shkup, NJPB Aerodrom dhe Draçevë dhe NJPB Çair, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve e kanë zbardhur rastin “plaçkitje” e kryer më datën 23.02.2022 në Kumanovë, gjatë të cilës një personi i janë marrë 3.745.000 denarë në valuta të ndryshme, kurse SPB Kumanovë kundër tre personave ka parashtruar kallëzim penal sipas nenit 237 të Kodit Penal.
Në të vërtetë, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “plaçkitje” deri te PTHP Kumanovë është parashtruar kallëzim penal kundër M.R.(25), S.R.(28) dhe SH.R. (19) të gjithë nga f. Studeniçan-Shkup. Gjatë aktiviteteve të ndërmarra nga ana e nëpunësve policorë janë kryer bastisje në katër lokacione në shtëpitë e tre personave, gjatë së cilave janë gjetur dhe sekuestruar sende të cilat kanë lidhje me veprën penale. Nga ana e Gjykatësit në procedurë paraprake të Gjykatës Themelore Kumanovë personave të denoncuar iu është përcaktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve./KLanMacedonia/
Lexo gjithashtu
Deri të shtunën mot i ndryshueshëm dhe jostabil, nga e diela mot me diell dhe më ngrohtë
Deri të shtunën do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabil. Proceset do të jenë më…
29.08.24 11:17
Gjendet një plumb në shtëpinë e Arben Taravarit
ZHVILLIMET NË ASH Pas përplasjeve të fundit brenda-partiake në ASH, mëngjesin e sotëm është gjetur një plumb në…
05.02.24 14:30
Kovaçevski: Kë gënjen VMRO-DPMNE, qytetarët apo ambasadorët?
“EDHE HEBRENJTË DO TË FUTEN NË KUSHTETUTËN E RMV-së?!” Hebrenjtë do të jenë një nga komunitetet që duhet…
10.03.23 15:00