AMBASADORI SHQIPTAR THOTË SE SHQIPËRIA OFRON SHUMË OPSIONE
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet verore.
Ai ka thënë për TV Klan se në bregdetin shqiptar ka shumë opsione për të zgjedhur se ku do t`i kalosh pushimet, nga ato më të lirat deri te pushimet luksoze.
Thotë se ngritje të cmimeve ka kudo në botë përfshirë edhe në Kosovë dhe kësaj rritje të lehtë të cmimeve nuk ka mundur tu ikë as Shqipëria por sipas tij nuk ka rritje enorme të tyre.
QEMAJL MINXHOZI- AMBASADOR I SHQIPËRISË NË KOSOVË
Ai ka përmendur edhe zonat të cilat janë më të frektuentuara nga qytetarët e Kosovës.
QEMAJL MINXHOZI- AMBASADOR I SHQIPËRISË NË KOSOVË
Këtë vit gjatë sezonit të verës gjatë fundjavave dhe festave zyrtare është hequr kontrolli në pikat kufitare Kosovë Shqipëri.