Rifat Jashari shpallet Qytetar Nderi në Komunën e Tetovës

Komuna e Tetovës, ka shpallur sot Qytetar Nderi Rifat Jasharin në prezencë të shumë veprimtarëve kombëtarë, dhe përfaqësuesve diplomatik në vend.
Për shkaqe shëndetësore, Rifat Jashari  nuk mundi që të merr pjesë në këtë manifestim, në vend të të cilit, titullin qytetar nderi, e pranoi, djali i kryekomandantit Lulzim Jashari.
Tetova sot është përpara një momenti të madh, përpara një momenti që shënon madhështi historike. Tetova po nderon trimërinë dhe sakrificën e pafundme të familjes Jashari, lavdinë e përjetshme të kësaj familjeje që mbetet simbol i rezistencës dhe lirisë, ka theksuar kreu i Komunës së tetovës Bilal Kasami.
Shpallja qytetar nderi e Bacës Rifat është më e pakta që mund të bëjë Tetova dhe qytetarët e saj, që përmes familjes Jashari kanë kuptuar se çdo të thotë liria, pragu, vatani dhe si mbrohen ato. Rifat Jashari është simboli, shëmbëlltyra e kësaj sakrifice, vazhdimësia e përpjekjes për liri dhe për një Kosovë siç e deshën të gjithë të rënët e familjes Jashari e më gjerë.
Familja Jasharaj është shpirti i kombit, është fryma e lirisë e kalitur në patriotizmin e pashoq, e kalitur si substancë shqiptare në vatrën e kësaj familje që mbetet shembulli më i pastër, më madhor i sakrificës në altarin e përndritur të lirisë dhe atdhedashurisë ka deklaruar Kasami.
E në nder të familjes Jashari sonte në Sheshin Iliria Tetovë, do të mbahet edhe një koncert madhështor, ku pritet të marrin pjesë yjet e muzikës popullore shqiptare, nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria./KlanMacedonia/
Lexo gjithashtu
Total
0
Share