Kharkiv, epiqendra e sulmeve ruse

Rusia vijon që të intensifikojë sulmet në Donetsk, CIA konfirmon se Vladimir Putin është në gjendje të mirë shëndetësore

Të paktën dy persona janë vrarë dhe 19 janë plagosur në një sulm në Kharkiv. Mes të plagosurve ishte një fëmijë dhe katër persona janë në gjendje të rëndë.

Forcat ruse shkatërruan dy shkolla në qytetet Donetsk të Kramatorsk. Forcat ruse dhe separatiste vazhdojnë të kryejnë sulme përgjatë vijës së frontit të Donbasit dhe gjithashtu po mbyllen në termocentralin e dytë më të madh të Ukrainës në Vuhlehirska, sipas raportit të fundit të inteligjencës britanike.

Autoritetet janë shprehur se forcat ruse përdorën raketa Iskander-K, raketahedhës Tornado-S dhe Smerch dhe artileri më të vogla në sulmet, në të cilat një numër i paspecifikuar civilësh u vranë.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendon se ka rrëzuar një avion ukrainas Su-25, një helikopter Mi-8 dhe pesë drone pa pilot në 24 orët e fundit. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se viktimat ruse në Ukrainë deri më tani kanë arritur në rreth 15,000 të vrarë dhe ndoshta 45,000 të plagosur.

Banka qendrore e Ukrainës ka zhvlerësuar monedhën Hryvnia me 25% kundrejt Dollarit amerikan për shkak të ndikimit të pushtimit nga Rusia. Zyrtarët nga Turqia, Finlanda dhe Suedia do të takohen në Gusht për të vlerësuar përparimin e bërë në përmbushjen e kërkesave të Ankarasë kundër terrorizmit nga vendet nordike për heqjen e vetos në ofertën e tyre për anëtarësim në NATO, ka bërë të ditur ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavuşoğlu.

Nuk ka informacione të inteligjencës që thonë se presidenti rus, Vladimir Putin është në gjendje të keqe shëndetësore. Drejtori i CIA-s William Burns është shprehur se ka pasur spekulime të pankofirmuara mediatike se Putin nuk është mirë me shëndet dhe ndoshta vuan nga kanceri. Por, Burns tha se nuk ka asnjë të dhënë që sugjeron për një gjë të tillë, dhe ka konfirmuar se kreu i Kremlinit duket “shumë mirë me shëndet”.

Zonja e Parë e Ukrainës Olena Zelenska ka kërkuar më shumë armë për Ukrainën. Gjatë një fjalimi 15-minutësh në Kongresin Amerikan, ajo prezantoi foto dhe video të fëmijëve ukrainas që janë vrarë ose plagosur gjatë luftës. Gjatë vizitës së saj në SHBA, Olena e cila ka marrë një rol më publik kohët e fundit u takua gjithashtu me Presidentin e SHBA Joe Biden, Zonjën e Parë Jill Biden dhe Sekretarin e Shtetit Antony Blinken.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share