Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa nëpërmjet një postimi në Facebook ka kërkuar reforma të shpejta në sistemin shëndetësor.
Spitale të vjetërsuara, klinika të pafurnizuara mjaftueshëm, mos investim në ndërtimin e kuadrit profesionale si dhe ikje masive nga vendi i kuadrit shëndetësor, janë disa nga problemet me të cilat çdo ditë ballafaqohemi, shkruan Arjanit Hoxha.
Sipas tij integrimi i shpejtë në Bashkimin Evropian nuk mund të bëhet kur Ministri i Shëndetësisë në vend që të jep sqarime për skandalet e publikuara, ai i thotë qytetarëve se nëse terapia do kushtonte 500 denarë në vend 3000€ atëhere askush nuk do ishte ankuar.
Sistemi shëndetësor është në prag të kollapsit të plotë, reformimi dhe adaptimi me sistemin shëndetësor evropian është punë e Qeverisë, prandaj nuk ka më alibi për deshtimet ka shkruar Hoxha./KlanMacedonia/