Bombardimet ruse vijojnë të vrasin civilë
Përqendrimi i sulmit rus mbi pushtimin në Ukrainë nuk është më vetëm në lindje të vendit. Këtë e konfirmoi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov. Në një intervistë për median shtetërore Lavrov la të kuptohet se strategjia e Kremlinit tashmë ka ndryshuar dhe një ndër arsyet është dërgesa me armë të perëndimit drejt Ukrainës.
“Teksa perëndimi po furnizon gjithnjë e më shumë Ukrainën me armë duke dashur të përkeqësojë situatën ne kemi vendosur që synimet tona gjeografike në Ukrainë në këtë operacion special të shtrihen edhe më gjerë.”
Synimi se Rusia kërkon më shumë territor në Ukrainë u parashikua edhe nga inteligjenca amerikane. Sulmi rus po intensifikohet në territore të ndryshme ku këtë të mërkurë bombardimet u morën jetën 3 personave në Harkiv, njëri prej tyre ishte një fëmijë 13 vjeçar. Në Nikopol granatimet ruse vranë 2 persona dhe plagosën 9 të tjerë.
Tv Klan