Federata e Volejbollit të Kosovës do ta ketë kënaqësinë të organizojë Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë, në të dy konkurrencat, mes datave 22-24 korrik.
Në këtë kampionat, i cili fillon të premten – 22 korrik, me fillim nga ora 09:30 – përkrah Kosovës, do të marrin pjesë edhe Kombëtaret si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Turqia.
Ndeshjet luhen në fushën e “Holiday Resort” të Sllatinës së Madhe, mes datave të lartpërmendura.