Regjistrohen 770 raste të reja me Kovid-19 në RMV

Ministria e Shëndetësisë në përputhje me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik njofton se në 24 orët e fundit janë realizuar 2.043 testime për Kovid 19 nga ku janë diagnostifikuar 770 raste të reja prej të cilëve  207 janë riinfektime.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 363 pacientë ndërsa jetën e kanë humbur dy pacientë. Në bazë te regjistrit për persona të vdekur nga Termini im janë regjistruar edhe dy pacientë që kanë ndërruar jetën si pasojë e Kovid-19.

Që nga paraqitja e pandemisë e deri tani në vend janë bërë 2.100.604 testime për Kovid-19. Numri i përgjithshshëm i të diagnostifikuarve në vend shënon  319.806, numri i pacientëve të shëruar është 307.342, numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e Kovid-19 është  9.343, numri i rasteve aktive në vend shënon 3.121,/KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share