KRRE: Konsumatorët e lidhur në Ballkan Enerxhi Grup të vazhdojnë t’i paguajnë me rregull faturat mujore për energjinë termike të dërguar.
Ushtruesi i tanishëm i veprimtarisë energjetike, i cili ka kërkuar ndërprerjen apo të cilit i është hequr licenca, në përputhje me Ligjin e Energjetikës është i detyruar të mundësojë shërbimin publik deri sa të zgjedhet ushtruesi i ri i veprimtarisë energjetike, respektivisht në këtë rast të prodhimit, të shpërndarjes dhe të furnizimit me energji termike. Deri në zgjedhjen e ushtruesit të ri të veprimtarisë energjetike, BEG-u ka për detyrë të ushtrojë veprimtarinë publike të prodhimit, të shpërndarjes dhe të furnizimit me energji termike.
Nga ana tjetër, në përputhje me Rregullat e Furnizimit me Energji Termike dhe me Sistemin Tarifor, konsumatori është i detyruar që rregullisht t’i paguajë faturat e shërbimit të kryer.
Konsumatori ka për detyrë ta paguajë shumën e faturës dhe faturat e papaguara nga muajt paraprakë kalendarik të cekur në faturë për muajin e fundit kalendarik – qëndron në Rregullat e Furnizimit me Energji Termike, njoftojnë nga KRRE.
Lexo gjithashtu
LSDM: Kopje e Gruevskit është Mickoski, bllokimi i rrugës Evropiane e vërteton këtë
Nëpërmjet një kumtese nga VMRO-ja thonë se Mickoski është një kopje e zbehtë e Gruevskit, rënia e DPMNE-së…
23.09.23 10:44
“Kërcëllon” muzika – ”aheng” në Poliklinikën e Draçevës në Shkup
REAGON DREJTORI, DO TË NDËRMERREN MASA DISIPLINORE “Në Klinikën e Draçevës muzika kërcëllon si me qenë në dasëm.…
24.04.23 12:46
Doganierët grekë në grevë, mbyllen për 48 orë pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut
Komunikacioni në vendkalimet kufitare nga Greqia drejt vendeve fqinje, mes të cilave edhe Maqedonia e Veriut, sot dhe…
02.04.24 09:00