PUHALEVA: FEDERATA TURKE ËSHTË SHTYLLA E ATLETIKËS BALLKANIKE
Pas dy ditëve gara në qytetin e Denizlit në Turqi, përfundoi edicioni i 52-të Kampionati Ballkanik I Atletikës për kategoritë U-20, Fitues i këtij kampionati doli turqia me 38 medalje të fituara, para Kroacisë dhe Rumunisë. Në Gushtë në Kali të Kolumbisë mbahet Kampionati Botërorë për atletët U-20
Sekretarja e përgjithshme e Federatës Ballkanike të Atletikëm, Galia Puhaleva në një deklarat ekskluzive për Klan Maqedoni, falenderoi Federatën e Turqisë për oraganizimin e këtij eventi qështë mjaftë i dhe për shumë vende ballkanike dhe u shprehë e kënaqur me cilësinë dhe rezultatet e atletëve para kampionatit botërorë që do të mbahet në Kali të Kolumbisë
“ Përshtypjet janë shumë të mira. Organizimi i kampionatit ishte në nivelin më të lartë, duke i falënderuar Federatës turke të atletikës që mbuloi çdo gjë dhe është shtylla e atletikës ballkanike, kuptohet me përkrahjen e madhe të Komunës së Denizli dhe Ministrisë së sportit të Turqisë. U mbajtë një kampionat i shkëlqyeshëm pasi ështe testi I fundit për atletët tanë U-20 nga Ballkani të cilët plotsuan normën për kampionatin botërorë që mbahet në Kali të Kolumbisë “ – deklaroi Puhaleva.
Për cilësinë e atletikës në Ballkan. sekretarja e Federatës Ballkanike, Galia Puhaleva tha se cilësia është ritje permanente por ka një porosi për federatat e vendeve në Ballkan
“Të jenë më aktive dhe të jenë nikoqir të kampionateve ballkanike të atletikës” – Galia Puhaleva – sekretare e pergjitshshme ABAF.
Fitues në edicionin e 52-të Kampionati Ballkanik i Atletikës u-20 doli Turqia me 17 medalje të arta, 14 të argjendit dhe 7 të bronzit , Kroacia doli e dyta me 10 të arta, 4 të argjendit dhe 3 të bronzit , ndërsa Rumunia e treta me 5 të arta, 9 të argjendit dhe 10 të bronzta. Shqipëria mund të krenohet me një medalje të argjendit, Maqedonia e Veriut dhe Kosova dështuan. /KlanMacedonia/