VMRO: Me protokollin bullgarizimi bëhet kusht për përparim drejt BE-së

LSDM: ÇËSHTJET BILATERALE JASHTË PROCESIT INTEGRUES

Protokolli i nënshkruar mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ka përplasur VMRO DPMNE dhe LSDM-në. Nga opozitarja VMRO DPMNE thonë se me protokollin e sotshëm Maqedonia do të neogcioj me Bullgarinë për çështjet identitare, ndërsa nga LSDM thonë se nisja e bisedimeve me BE-në bëhet me formulim të pastër të gjuhës maqedonase.

Me protokollin e nënshkruar sot Maqedonia nuk do të negociojë me BE-në për përparimin e saj, por do të negociojë me Bullgarinë për historinë e saj, kanë vlerësuar nga VMRO – DPMNE në reagimet e tyre pas nënshkrimit të protokollit bilateral mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Nënkryetari i kësaj partie, Aleksandar Nikollovski, pretendon se, me këtë protokoll ndryshimi i historisë dhe teksteve shkollore sipas shembullit bullgar bëhet kusht për përparimin e vendit drejt BE-së.

“Kjo qeveri tradhtare bëri gjithçka dhe u pajtua për ndryshim të historisë dhe ndryshim të teksteve shkollore, më saktë për bullgarizim të hapur si kusht për përparim në integrimet evropiane. Edhe atë e thënë qartë sot, sepse u tha qartë në Sofje se protokolli bëhet pjesë e kornizës negociuese dhe se në përputhje me mospërmbushjen e detyrave në atë protokoll Maqedonia do të përparojë ose nuk do të përparojë drejt BE-së, përkatësisht do të hapen ose do të mbyllen kapituj”, deklaroi Aleksandar Nikollovski nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Por, nga LSDM thonë se, negociatat me BE-në do të fillojnë si maqedonas me formulim të qartë të gjuhës maqedonase dhe me çështjet bilaterale jashtë procesit.

“Tashmë të martën, përkatësisht për dy ditë, fillon dialogu me BE-në përmes konferencës së parë ndërqeveritare që do të mbahet në Bruksel. Ky është kapitull historik për shtetin tonë, pas 17 viteve në dhomën e pritjes, përfundimisht i fillojmë negociatat me Bashkimin Evropian. Ky është sukses i qytetarëve, i shtetit. Tani hapen perspektiva të reja për shtetin, mundësi të reja për prosperitet të qytetarëve”, deklaroi Bogdanka Kuzeska Zëdhënëse e LSDM-së.

Pas miratimit të konkluzioneve për pranimin e propozimit të KE-së për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, të martën edhe zyrtarisht në Bruksel do të mbahet konferenca parë ndrëqeveritare.//KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share