Shqipëri: Ulet çmimi i benzinës, nafta dhe gazi nuk ndryshojnë

Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë çmimin e benzinës dhe të mbajë të pandryshuar çmimin e naftës dhe të gazit.

Kështu, nafta do të vijojë të shitet me 240 lekë për litër aq sa është aktualisht. Po kështu edhe gazi do të shitet me 81 lekë për litër.

Ndërsa benzina do të shitet me 221 lekë për litër nga 233 lekë/litri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Këto çmimet do të hyjnë në fuqi sot në orën 18:00. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share