Jep dorëheqjen Presidenti i Sri Lankës pasi u arratis nga vendi

Gotabaya Rajapaksa, Presidenti i Sri Lankës, ka dhënë dorëheqjen nga detyra pasi u arratis nga vendi për shkak të protestave masive.

Letrën e dorëheqjes ia kishte dërguar me email kryetarit të Kuvendit.

Rajapaksa u largua nga vendi të martën. BBC raporton se avioni me të cilin udhëtonte u ul fillimisht në Maldive, ndërsa sot ka mbërritur në Singapor.

Sipas raportimeve, ai shoqërohet nga bashkëshortja dhe dy truproja.

Autoritetet në Singapor thanë se Gotabaya Rajapaksa nuk ka bërë kërkesë për azil dhe as i është ofruar. Zakonisht, Singapori nuk pranon kërkesat për azil. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share