Para deputetëve në Kuvend e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të jetë propozimi francez, ndërsa paraprakisht në seancë plenare ku në rend dite do të jetë Informacioni për përmbajtjen e propozim-kornizës negociuese.
Nga Kuvendi kanë njoftuar se në këtë seancë deputetëve do t`u drejtohet edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen.
Kryetarja e KE-së, Fon der Lajen do të ketë paraqitje para Kuvendit, në korniza të seancës parlamentare të 80-të, në të cilën është paralajmëruar se të ftuar janë edhe nga korri diplomatik. Pas përfundimit të seancës, Kuvendi do ta mbajë edhe seancën e 81-të, ku deputetët do të debatojnë për Informacionin për përmbajtjen e propozim-korinizës negociuese për hapjen e bisedimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, të propozuar nga ana e presidencës së Francës me Këshillin e BE-së më 30 qershor të vitit 2022, me çka do të duhet edhe të miratohet konkluzionet, në fakt udhëzimet që do t’i sugjerohen Qeverisë.
Qeveria ka publikuar tre dokumentet e kornizës negociuese, por jo edhe protokollin dypalësh RMV-Bullgari. Nga burime të ndryshme në koalicionin qeveritar vinin informacione konradiktore nëse dhe kur do të publikohet protokolli dhe cka përmban I njëjti.
Opozita ka akuzuar se pranimi I propozimit do të rezultojë me “bullgarizimin e Maqedonisë” dhe humbjen e gjuhës dhe identitetit, derisa qeveria siguron se gjuha dhe cështjet identitare janë të mbrojtura.
Burime diplomatike kanë thënë se nëse pranohet propozimi francez, konferenca e parë ndërqeveritare RMV-BE mund të mbahet në fillim të javës së ardhshme, kurse më pas BE-ja do t`I nis negociatat me Shqipërinë./KlanMacedonia/