Dhuna në familje: Viktima – 232 gra, 51 burra dhe 55 fëmijë

“ME TY JEMI” BASHKË KUNDËR DHUNËS NDAJ GRAVE DHE VAJZAVE”

232 gra, 51 burra dhe 55 fëmijë janë viktima të dhunës në familje prej janarit deri në mars tregojnë të dhënat e Ministrisë për Punë dhe Politikë sociale. Dhuna më e shpeshtë është ajo psikologjike ku kanë denoncuar 241 persona, dhunë fizike 176 ndërsa dhunë seksuale 1 person.

Ministrja për punë dhe politikë sociale Jovanka Trençevska tha se në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, duhet të jemi të zëshëm, me qëllim parandalimin dhe dekurajimin e autorëve të mundshëm të dhunës.

“Nuk kemi rritje të dhunës por kemi rritje të masave që po i shfyrtëzojnë viktimat e dhunës. Për momentin jemi duke punuar në zgjerimin e rrjetit të shërbimeve për gratë të cilat janë viktimatë dhunës familijare. Por punojmë poashtu edhe me personat të cilat janë kryersit e dhunës familijare që tu japin ndihmë psikologjike që mos të përsërisin veprën”, Jovanka Trençevska Ministre për punë të Jashtme.

E për këtë filloi fushata për parandalimin e dhunës e mbështetur nga ambasada e Holandës.

“Edhe pse e mirëpres miratimin e Ligjit të ri, dispozitat duhet të fillojnë të zbatohen në praktikë dhe të bëhen pjesë e ndryshimit të të menduarit të qytetarëve në Maqedoninë e Veriut. Dhuna ndaj grave dhe vajzave është ende shumë e përhapur, nuk do të zhduket brenda natës, por është detyra jonë që këtë çështje ta mbajmë gjithmonë në qendër të vëmendjes”deklaroi Dirk Jan Kop Ambasadori i Holandës.

Statistikat tregojnë që burrat janë dhunuesit më të shpeshtë edhe atë 300, 30 gra kanë qenë autore të dhunës. Viktimat e dhunës për t’u mos kthyer në të njëjtin kulm me dhunuesit kanë të drejtë të marrin ndihmë nga qendrat sociale ndërsa aty tu mundësohet strehimi edhe punësimi. Për tre muaj 36 persona kanë gjetur punë./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share