Mickoski: Nuk do t’i mbështesim ndryshimet kushtetuese

“TË PUBLIKOHET PROTOKOLLI DYPALËSH”

Kryetari I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pret që në seancën e nesërme të Kuvendit të kalojë propozimi francez, duke I dërguar mesazh koalicionit qeveritar se ndryshimet kushtetuese nuk do të ndodhin pa votat e partisë që drejtohet nga ai, raporton Klan M.

“Informacioni dhe farsa në Kuvend mund të kalojë, por ndryshimi i Kushtetutës – JO! Sonte në ora 19.00 para Qeverisë, përmes MPJ-së deri në Kuvend! Ultimatum, JO faleminderit” – ka shkruar në Facebook lideri I opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski.

VMRO-DPMNE-ja kërkon që Qeveria mos ta fsheh por ta publikojë protokollin dypalësh RMV-Bullgari, që sipas tyre, përmban “bullgarizimin” e plotë të vendit.

“Protokolli, sipas informatave nga mediat bullgare fsheh thelbin e bullgarizimit të Maqedonisë, ndryshimin e historisë, librave shkollor, pranimit se gjuha është bullgare dhe kërkesa tjera maksimaliste bullgare. Nëse nuk është kontestues, atëherë përse MPJ-ja e fsheh nga opinioni dhe nuk e publikon? Nëse protokolli që ka dalë në mediat e Maqedonisë është I gabuar, kush është I vërteti? – deklaroi Ivica Tomovski nga VMRO-DPMNE.

Protesta e dhjetë me radhë e opozitës me moton “Ultimatum, JO faleminderit” pritet të mbahet edhe sonte. Organizatorët sërish kanë njoftuar se do të fillojë në ora 19.00 para Qeverisë, me marshim përmes Ministrisë së Jashtme dhe për të përfunduar para Kuvendit. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share