Kampioni i Maqedonisë së Veriut Shkupi kaloi pengesën e parë në kualifikimin e Ligës së Kampionëve, nga ku siguroi plasimin në xhiron e 2-të të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve, pasi sonte në lojën kthyese në Gjibraltar kundër Linkolnit edhe krahas humbjes 0-2 (0-1) e ruajti epërsinë prej tre golash.
Ndërsa më 19 korrik (e martë), skuadra nga Çairi FC Shkupi do të përballet me kampionin kroat Dinamo Zagreb, në sfidën e parë nga dy ndeshjet e raundit të dytë kualifikues të kompeticionit më të fortë evropian.