Tenis: Daniil Medvedev kryeson renditjen ATP

Gjokoviq humbë katër pozicione, Federer nuk figuron më pas 25 vitesh

Edhe pse fitoi grand slam të Wimbledon, tenisti serb Novak Gjokoviq ka humbur 4 pozicione në renditje dhe tashmë ka dalë nga “top-5”. Prej ditës së hënë, Gjokoviq ndodhet në vendin e shtatë, pasi ka humbur 2000 pikët e një viti më parë.

Siç dihet, këtë vit Wimbledon nuk dha pikë për tenistët, si një reagim që Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF, ATP e WTA) bëri pas vendimit që morën organizatorët për të mos lejuar pjesëmarrjen e tenistëve rusë e bjellorusë.

Kështu, në krye të reneditjes qëndron rusi Daniil Medvedev me 7.775 pikë, ndjekur nga gjermani Alexander Zverev me 6.850, spanjolli Rafael Nadal me 6.165, Stefanos Tsitsipas me 5,150 dhe Casper Ruud, 5,050 pikë

Ka dalë nga renditja ATP tenisti zviceran Roger Federer, që nuk luan prej një viti (i dëmtuar) dhe humbi të gjitha pikët që kishte grumbulluar deri më tani. Federer kishte hyrë në renditje në vitin 1997 dhe për herë të parë pas 25 vitesh ai nuk figuron në klasifikim.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share