Arturo Vidal edhe zyrtarisht është larguar nga Inter. Mesfushori kilian, Arturo Vidal ka vendosur të ndajë rrugët me skuadrën ‘Zikaltër’.
Faqja zyrtare e Inter ka falënderuar lojtarin për dy vite emocione dhe kënaqësi së bashku.
Tani, ish-lojtari i Juventus, Bayern e Barcelona po synon të vazhdojë karrierën e tij në Superligën e Brazilit.
Skuadra e Flamengo është ajo që mund t’i jap lojtarit një kontratë.