Francesco Totti dhe Ilary Blasi drejt divorcit

Çifti do të ndahet pas 17 vitesh martesë

Thashethemet për një divorc të mundshëm mes tyre nuk kanë munguar. Bëhet fjalë për ish-futbollistin e Romës, Francesco Totti dhe partneren e tij prezantuesen Ilari Blasi që me sa duket kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre 17-vjeçare.

Sipas mediave italiane pritet që çifti të dalë së shpejti në një deklaratë të përbashkët për të komuninikuar vendimin e ndarjes. Lajmet se mes tyre ka një krizë nisën të qarkullonin që në muajin Shkurt, por Totti i mohoi ato duke hedhur poshtë çdo dyshim.

Në një deklaratë ish-futbollisti u shpreh se këto janë lajme të rreme dhe kërkoi që mediat të kenë kujdes pasi ka fëmijë të përfshirë që duhet të respektohen.

Çifti ka rreth 20 vite së bashku dhe prej 17 vitesh janë të martuar. Ata kanë tri fëmijë dhe për shumë kohë janë parë si imazhi i një çifti model.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share