NDAHEN LEJET PËR TELEKOM-in DHE A1
Nga sot rrjeti 5G do të jetë në funksion në 16 qytete të RMV-së të cilët janë të mbuluar me frekuencat e 5G. po punohet edhe në mbulimin e qyteteve të tjera.
Maqedonia e Veriut bëhet vendi I parë në Ballkan që vendos rrjetin e vërtetë të gjeneratës celulare- 5G, sic thonë ekspertët dhjetë herë më I shpejtë se rrjeti – 4G. Dy operatorët, Telekomi dhe A1 nga Agjencia për Komunikime Elektronike zyrtarisht pranuan frekuencat për rrjetin 5G.
“Operatorët e bënë pagesën në buxhetin e shtetit dhe përtej kësaj kanë më shumë harxhime për ta pra investime, kjo është mirë për zhvillimin e ekonomisë, fakti që nuk kemi operator të tretë është për të ardhur keq, por në këtë krizë ndoshta është edhe e gabuar të presësh, por shpresojmë që do të ketë kohëra më të mira kur të vijë edhe operatori i tretë, deklaroi Jeton Akiku- Drejtor i Agjensisë për Komunikime Elektronike“.
Për momentin sipas Agjencisë për Komunikime Elektronike, Telekomi tashmë ka të mbuluar territorin e 16 qyteteve me rrjetin 5G dhe është duke punuar në pjesën e Tetovës dhe Gostivarit, kurse operatori A1 është duke punuar për mbulimin e territorit të Shkupit.
Në këtë takim, u bisedua edhe për roaming-un në Ballkanin Perëndimor dhe përpjekjet për të siguruar roaming më të lirë me BE-në, sigurinë kibernetike si dhe mbrojtjen dhe të drejtat e përdoruesve të shërbimeve të komunikimit elektronik. /KlanMacedonia/