Kreu i Alternativës Afrim Gashi në një postim në rrjetin social Facebook ka komentuar letrën publike të Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Kate Marie Byrnes duke falenderuar SHBA-në për mbështetjen dhe përkrahjen që ja jep vendit tonë. GAshi për propozimin e ri francez është një mundësi e re që nuk e rrezikon as identitetin e as gjuhën e bashkëkombasve tanë maqedon, ndërsa sipas tij ky propozim i jep shtetit tonë një mundësi dhe perspektivë të re me përmasa historike.
Letra publike e Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, znj. Kate Marie Byrnes, e publikuar më 8 korrik, në të cilën ajo shpreh mbështetjen e saj dhe të SHBA-së për procesin integrues të Maqedonisë së Veriut dhe të propozimit të ri për tejkalimin e bllokadës në këtë rrugë, është inkurajimi më serioz dhe më domethënës që nga vjen nga aleati strategjik i vendit tonë.
Duke e falënderuar Ambasadoren Byrnes dhe SHBA-në për gjithçka që kanë bërë për integrimin euro-atlantik të vendit tonë, edhe një herë ritheksojmë se për RMV-në gjithçka mund të ketë alternativë, pos integrimit europian. Duke pasur empati për bashkëqytetarët tanë maqedonas, ne konsiderojmë se propozimi i ri është një mundësi e re, që nuk e rrezikon as gjuhën e as identitetin e kombit maqedonas, ndërsa shtetit tonë të përbashkët i jep mundësi dhe perspektivë të re me përmasa historike për shtetndërtimin, por edhe për konsolidimin e tij në kuptimin demokratik dhe, veçmas, në planin zhvillimor, ka shkruar Gashi./KlanMacedonia/