Shkup: Rikthehen protestat kundër ”propozimit francez”

THIRRJE PËR PROTETA MASIVE – LSDM ME AKUZA NDAJ VMRO-së

Pas pauzës për shkak të festës së Kurban Bajramit në Shkup rikthehen protestat kundër propozimit francez, përmes së cilit hiqet vetoja bullgare dhe Maqedonisë së Veriut i hapet rruga për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Partia opozitare VMRO-DPMNE ju bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë sa më masovikisht në protestën e sotme, raporton Klan M.

“Ndërsa rritet rezistenca e popullit ndaj propozimit të asimilimit, rritet edhe nervozizmi i qeverisë. Ata po përpiqen në çdo mënyrë të pengojnë popullin që të thotë masivisht dhe me zë të lartë JO, duke infiltruar provokatorë, duke inskenuar tensione etnike apo me kërcënime dhe raportime të drejtpërdrejta. Por populli nuk ka frikë prej tyre. Sa më shumë që e shtypin, aq më të motivuar dhe më zëshëm dalin njerëzit në protesta masive”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Pas thirrjeve për protestat e sotme reaguan nga partia në pushtet LSDM nga kjo parti akuzojnë VMRO-DPMNE, LEVICËN dhe ASH për inseknime dhe incidentet e dhunshme gjatë protestave.

Ditët e fundit janë parë protesta të dhunshme, tensione, por edhe tentativë për një skenar të përgjakshëm për të shkaktuar një konflikt etnik, i cili dështoi. Regjisori dhe skenaristi kryesor është Hristijan Mickoski, së bashku me partnerin e tij prorus Levica dhe partnerin e koalicionit Aleanca.

Lidhur me protestat dhe arrestimet kanë reaguar nga Ministria e Punëve të Brendshme të cilët mohojn deklaratat e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një dalje në televizionin serb Prva se i arrestuari që qëlloi me armë gjatë ngjarjes në sheshin Slënderbeu javën e kaluar ishte punonjës i Ministrisë së Brendshme.

“Siç ka bërë të ditur MPB-ja, në lidhje me rastin E.J.(40) nga Shkupi është ndaluar menjëherë me reagim të shpejtë të policisë, e cila ka parandaluar një incident të madh. Atij i është marrë dhe konfiskuar arma në fjalë, ndaj tij janë siguruar të gjitha provat, si dhe kallëzim penal në Prokurorinë Publike pas procedurës së shpejtë për veprën e “shkaktimit të rrezikut publik”, e dënueshme nga neni 288 të Kodit Penal. Në të njëjtën kohë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike Shkup nga gjyqtari i procedurës paraprake, kundër E.J. është caktuar masa e paraburgimit”, tha MPB.

Protesta nis në orën 19:00 para Qeverisë, më pas para Ministrisë së Drejtësisë, dhe në fund para Kuvendit. Edhe sot thirrja për protesta është me moton dhe porosinë e ngjajshme: “Vazhdojmë më masivisht dhe më në numër kundër bullgarizimit dhe asimilimit të hapur. Të bashkohemi nën gjuhën maqedonase që dimë. I bëjmë thirrje çdo familjeje që të shpalosë flamurin maqedonas në ballkonin apo dritaren e tyre, thotë na “Ulitmatum, JO faleminderit”. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share