Futboll: PSG nxjerr në shitje, ja 11 lojtarët e padëshiruar

Paris Saint-Germain po punon për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Pas rinovimit me shifra marramendëse të Kylian Mbappe, kampionët e Francës duhet të largojnë disa lojtarë për të rregulluar bilancin.

Në fakt, një ekip i tërë mund t’i thotë lamtumirë Parisit në merkaton e kësaj vere. Një eksod që mund të kosniderohet si një revolucion i vërtetë.

Pas shkarkimit të Mauricio Pochettino-s, drejtimin e skuadrës e ka marrë trajneri Galtier, i cili duket se do t’u tregojë derën shumë lojtarëve të ekipit.

Kurzaëa, Ebimbe, Abdou Diallo, Idrissa Gueye, Kehrer, Julian Draxler, Leandro Paredes, Mauro Icardi, Danilo Pereira, Ander Herrera dhe Wijnaldum, këta duket se janë 11 të padëshiruarit.

Siç ka bërë të ditur e përditshmja franceze Le Parisien, Paris Saint-Germanin ka ndërmend ta reduktojë ndjeshëm numrin e lojtarëve në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share