4-vjeçari vdes nga sulmi i leopardit

Një djalë 4 vjeç vdiq pasi u sulmua nga një leopard i cili e tërhoqi zvarrë në pyll për të paktën 800 metra.

Mehraz Azid Mir po luante në oborrin e xhaxhait të tij në Kashmir, Indi kur dëshmitarët okularë u tmerruan nga një leopard që e ngërtheu të voglin midis dhëmbëve dhe u largua. Gjendja e vogëlushit ishte kritike kur ai u dërgua në spital, ku më pas u deklarua i vdekur.

Në trup dhe në fytyrë djali kishte plot kafshime e plagë të thella. “Dëgjuam të qarat e të voglit para se bisha të përndiqej nga vendasit. Leopardi e kishte zvarritur në pyll për më shumë se 500 metra. Pas incidentit, vendasit janë vazhdimisht të frikësuar”, tha një banor.

Vendasit janë paralajmëruar nga autoritetet që të jenë vigjilentë ndaj sulmeve të leopardëve në zonë. Prej 2 Qershorit, në Indi kanë vdekur 5 fëmijë nga sulmet e leopardëve./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share