QYTETARËT: AMANET BREZAVE TË ARDHSHËM – TË MOS HARROHET KJO DATË”
Gostivari kremton festën e Kurban-Bajramit, ndryshe nga qytetet tjera. Kjo festë e madhe fetare përkon me 25-vjetorin e ngjarjeve të Gostivarit, kur më 9 Korrik të vitit 1997, një protestë paqësore në mbrojtje të flamurit kombëtar, u shndërrua në ditë terrori dhe dhune të paparë që fatkeqësisht rezultoi edhe me tre viktima.
Dita e parë e Kurban-Bajramit më 9 Korrik. Shumë pak qytetarë të Gostivarit kanë pasur arsye për ta kremtuar këtë ditë, aq më pak tre familje, të cilët, më 9 Korrik 1997 humbën më të dashurit e tyre. Edhe pas 25 viteve dhimbja vazhdon të jehojë në Gostivar.
“Ky Bajram është pak më ndryshe se Bajramat tjerë, sepse na mungojnë shokët që I kemi pas”
Në kontekst të zhvillimeve aktuale edhe më 9 Korrik të vitit 1997 qytetarët e Gostivarit, dolën në protesta paqësore, në mbrojtje të flamurit kombëtar. Por, pushteti I atëhershëm kishte plane tjera.
“Pas plot 25 viteve mua më kujtohet e gjithë ngjarja. Sikur me ndodh dje. Ne ishim për mbrojtjen e flamurit kombëtar. Atë ditë ishim të paarmatosur si gjithë qytetarët e botës demokratike me të drejtë për të protestuar. Por, pushteti I atëhershëm sllavomaqedonas kishte vetëm një qëllim – uljen e kokës së shqiptarëve”
Dëshmitarët okular ende e kujtojnë atë ditë. Vrasjet, rrahjet brutale të qytetarëve të pafajshëm, arrestimet e maltretimet.
“E pashë rastin që nga fillimi, nga Qendra, atëherë më kapën edhe mua dhe fatmirësisht kalova pa asnjë lëndim, kurse shokët që I shihja rreth meje kishin shumë lëndime nga rrahjet. Maltretime të mëdha kishte ndaj kalimtarëve të rastit”
Familjet që kanë humbur më të dashurit edhe pas 25 viteve nuk kanë një përgjigje, se përse gjithë ai mllef kundër Gostivarit në atë kohë rapoton KlanM.
“Ndodhi viktima edhe te vëllai im edhe dy dëshmorë tjerë që ranë në mbrojtje të flamurit, edhe pse ishte një protestë e qetë, por skenari I tyre ishte se vetëm Gostivari kishte mbetur pa u maltretuar dhe pa u gjakosur”
Pas 25 viteve, qytetarët thonë se shumë gjëra kanë ndëryshuar në të mirë, por jo aq sa duhet. Fajin ia hedhin politikës e politikanëve, për shkak se kjo datë nuk shënohet ashtu sic duhet. Ata kanë një amanet për brezat e rinj.
“Më vjen shumë keq që gjeneratat e reja nuk dijnë për ngjarjet e 1997. Kisha rast para dy-tri ditëve disa të rinj më pyesin “Cka është 9 Korriku?” dhe nuk e dinin, prandaj kam një amanet që prindërit t`u tregojnë fëmijëve për ngjarjet e 9 Korrikut 1997” që të mos harrohet”
Shpend Useini nga fshati Forinë, Nazmi Saliu nga fshati Turçan i Vogël dhe Milaim Dauti nga fshati Dobërdoll, janë dëshmorët e Flamurit. Edhe në këtë Kurban-Bajram, sikurse në shumë të tjerët, familjarët, miqtë e shokët, përfaqësues të pushtetit lokal, kanë vizituar vendprehjet e tyre me mesazhin që kjo ngjarje e Gostivarit kurrë të mos harrohet dhe të ngulitet thellë në memorjen kolektive të shqiptarëve. /KlanMacedonia/