Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zeqiri, ka marrë 30 ditë arrest shtëpiak dhe ndaj tij është hapur një hetim i ri për keqpërdorim. Gjykata i’a ka vazhduar paraburgimin duke marrë parasysh gjendjen e tij shëndetësore, por Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar në propozimin e saj ka deklaruar se Zeqiri dyshohet se ka kryer dhe një vepër tjetër penale. Bëhet fjalë për dyshimin se është kryer keqpërdorim i pozitës zyrtare. Prokuroria për Krim të Organizuar ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit për shkak të rrezikut të arratisjes dhe ndikimit në hetim. Për këtë arsye është i nevojshme zgjerimi i hetimeve për atë ngjarje penalo-juridike, si dhe thirrja e të dyshuarit për ta pyetur për rrethanat e reja, bazuar në vendimin e Gjykatës së Apelit i cili citon kërkesën e prokurorisë./KlanMacedonia/
Lexo gjithashtu
Neziri nga ASH kundërshton Zendelin e Besës për kushtëzimin e ndryshimeve kushtetuese me “20 përqindëshin”
Kushtëzimet e Lëvizjes Besa janë të paarsyeshme dhe bëhen për përfitime politike. Kështu konstatoi deputeti i ASH-së, Atnan…
10.04.23 22:21
Kurti porosi Qeverisë së RMV-së: Mbajeni larg Serbinë, qëndroni më afër Kosovës dhe Shqipërisë
Albin Kurti gjatë fjalimit të tij sonte në Tetovë i dërgon edhe disa porosi Qeverisë së RMV-së dhe…
11.08.23 22:20
Hapet tenderi 35 milionë euro për rrugën Prizren-Tetovë
Ministria e Infrastrukturës ka shpallur sot njoftimin për kontratë për ndërtimin e projektit rrugor në segmentin Prizren-Tetovë. Vlera…
13.10.23 15:35