Presidenti Pendarovski uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski ka uruar besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit.

Është kënaqësi e veçantë dhe nder i madh për mua, personalisht, anëtarëve të Rijasetit, myftinjve, imamëve dhe të gjithë qytetarëve të besimit islam në Republikën e Maqedonisë së Veriut, t’ju dërgoj urimet e mia të përzemërta  me rastin e festës së Kurban Bajramit.

“Para së gjithash, Kurban Bajrami është festë e solidaritetit dhe kultivimit të shprehive të mira të mëshirës, ​​bujarisë dhe humanizmit ndaj nevojtarëve që kanë nevojë për mbështetje çdo ditë. Rëndësia e festës më së shumti del në pah pikërisht në periudha sfidash ekonomike me të cilat po përballet vendi ynë dhe pjesa më e madhe e botës. Njëkohësisht, Kurban Bajrami është pjesë e pandashme e bashkëjetesës shekullore në shoqërinë multifetare dhe multietnike të Maqedonisë së Veriut. Jam i bindur se solidariteti ndaj të pambrojturve dhe bashkëjetesa e të ndryshëmve në këto ditë festive, por edhe gjatë gjithë vitit, do të na ndihmojë të bashkuar t’i tejkalojmë sfidat me të cilat po përballemi në nivel personal dhe kolektiv”, tha Pendarovski në urim.

Jam i bindur se solidariteti ndaj të pambrojturve dhe bashkëjetesa e të ndryshëmve në këto ditë festive, por edhe gjatë gjithë vitit, do të na ndihmojë të bashkuar për të kapërcyer sfidat me të cilat përballemi në nivel personal dhe kolektiv. Në frymën e atij uniteti, le ta ndërtojmë Republikën e Maqedonisë së Veriut si shtëpinë tonë të vetme të përbashkët.

Ju dërgoj urimet e mia më të sinqerta për shëndet të mirë, gëzim dhe prosperitet, thuhet në urimin e kreut të shtetit Stevo Pendarovski./KlanMacedonia/

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share