BDI – Tetovë: Udhëheqësia aktuale e komunës po përvetëson projektet e BDI-së

Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Faton Ahmeti në press konferencën e tij të parë pas marrjes së mandatit ka potencuar projektet lokale që falë angazhimit të Bashkimi Demokratik për Integrim përmes fondeve ndërkombëtare dhe ato të pushtetit qendror kanë filluar të implementohet në komunën e Tetovës.

Sipas tij, është fyese tendenca e udhëheqësisë aktuale të komunës për të përvetësuar dhe për ti përshkruar si të vetat këto projekte. Ai ka numëruar edhe disa nga dështimet e kryetarit aktual Bilall Kasami, të cilin e llogarit përgjegjës për mosfunksionimit e komunës me shpërbërjen e këshillit komunal si pasojë e paaftësisë për të përgatitur në kohë llogarinë përfundimtare të komunës.

Ahmeti poashtu ka foluar edhe rreth synimeve progresive të përbërjes së re të degës së Tetovës për të artikuluar në mënyre efikase kërkesat e qytetarëve.

Në vazhdim fjalimi i plotë i Faton Ahmetit në press konferencën e sotme:

Tëdashur qytetarë,
Të nderuar perfaqësues të mediave,

Bashkimi Demokratik për Integrim, sapo ka përfunduar një proces shumë të rëndësishëm demokratik dhe politik, atë të riorganizimit të brendshëm në disa degë, ndër ta edhe në degën e Tetovës, që padyshim se do të sjellë një frymë të re në skenën politike dhe në rrafshin zhvillior të komunave dhe vendit tonë.

Duam të sigurojmë bashkëqytetarët tonë të Tetovës, se Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega në Tetovë, tanimë me një forcë dhe elan të ri do të përkujdeset qe zëri JUAJ dhe nevojat që ju keni, të jenë kryefjala e veprimit tonë poltik, kundrejt një udhëheqësie komunale jokompetente dhe pa vizion për të ardhmen e qytetit tonë.

Dëshiroj që sot përpara jush të theksoj disa nga projektet kapitale të Bashkimit Demokratik per Integrim, të cilat paraqesin një vlerë të pakontestueshme në zhvillimin afatgjatë të Tetovës. Mes tjerash Bashkimi Demokratik për Integrim përmes instrumenteve ndërkombëtare të financimit si dhe fondeve të pushtetit qendror ka siguruar implementimin e projekteve si vijon:

– Ndërtimi i fazës së parë të bulevardit Blagoja Toska , duke siguruar mjete për ndërtim nga programi TAV, si dhe mjete në vlerë prej 500.000 euro për ekspropriim të pronave të qytetarëve,

-Ndërtimi i pishinës shkollore në Tetovë- projekt i realizuar nga Agjencioni për Rini dhe Sport,

-Ndërtimi i shëtitores së lumit Shkumbin, projekt ky gjithashtu i realizuar nga mjetet e ridestinuara nga programi TAV Maqedoni,

-Furnizimi dhe vendosja e kontejnjerëve gjysëmnëntokësorë në 31 lokacione brenda qytetit, si dhe furnizimi i 2 kamioneve te specializuar për bartjen e hedhurinave – projekt ky në vlerë prej 28 milion denarë të siguruara nga granti i Bankës Botërore,

-Ndërtimi i shumë rrugëve në qytet, si që janë: rruga Straso Pinxhur, Jane Sandanski dhe Sami Frasheri, që janë investime infrastrukturore të planifikuara, projektuara dhe të buxhetuara nga Bashkimi Demokratik per Integrim,

Kjo flet qartë,që ne si subjekt politik kemi vepra dhe projekte konkrete, kurse udhëheqësia aktuale e komunës, në mungesë të aftësisë dhe vizionit për Tetovën, mundohet të njëjtat t’i përvetësojë dhe t’i promovojë si arritje të veta.

Ky improvizim i zbehtë në menaxhimin me komunën mund të shihet shumë qartë edhe në paaftesinë e administratës aktuale të udhëhequr nga Bilall Kasami, e cila në pamundësi për të përgaditur në kohë llogarinë përfundimtare të komunës, kishte si pasojë shpërbërjen e këshillit komunal dhe organizimin e zgjedhje të parakohshme, në një moment shumë të pafavorshëm për vendin.

Dështimet e kësaj administrate janë të shumta dhe të njëpasnjëshme. Bilall Kasami në vend që të merret me projekte dhe ide konkrete për të përmirësuar jetën e qytetarëve, ai këto ditë po mirëpret mërgatën tonë me 2 merrimanga plotësuese, që aspak nuk kanëpër detyrë rregullimine komunikacionit në qytet, por thjesht zhvatjen e qytetareve përmes kontratave të dyshimta me operatorë privat.

Bashkimi Demokratik për Integrim ishte, është dhe do të mbetet forca më e madhe politike në vend dhe në komunen e Tetoves. Parti e cila din t’ju prijë proceseve më të rëndësishme politike, por edhe të artikulojë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve me vendosshmëri, guxim dhe dije.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share