Ka ndërruar jetë në spital ish-Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe, i cili u qëllua me armë gjatë një takimi elektoral në qytetin Nara.
Lajmi është bërë i ditur nga televizioni kombëtar japonez. Ish-Kryeministri 67-vjeçar ishte në gjendje kome, teksa mjekët nuk mundën që ta shpëtonin.
Abe kishte humbur gjak për shkak të dy plumbave që kishte marrë në qafë dhe në gjoks.
Shinzo Abe u qëllua nga një distancë e afërt me një armë të modifikuar. Autori, në burrë rreth të 40-ve, u arrestua menjëherë në vendngjarje dhe nuk bëri rezistencë.