Sterling akord me Chelsea

Sulmuesi i Anglisë ka arritur marrëveshjen me “blutë” e Londrës, është në vitin e fundit të kontratës me City

Raheem Sterling ka arritur akordin personal me Chelsea. Ai do të përfitojë 315 mijë Paund në një javë.

Futbollisti i kombëtares së Anglisë ishte një ndër emrat më të kërkuar nga trajneri i “bluve” të Londrës Thomas Tuchel.

27-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me Manchester City dhe kampionët e Premier Ligës nuk do ta ndalojnë lojtarin që të largohet nëse dëshiron.

Trajneri Pep Guardiola ka vendosur që ta lërë të lirë futbollistin, madje edhe në një ekip rival, por vetëm nëse në arkat e klubit depozitohen 55 milionë Paund për kartonin e tij, dhe sipas “Daily Mail’.

Sterling është njeriu i duhur për sulmin e Chelsea, që ka vuajtur nga mungesa e golave sezonin e shkuar. Në 320 takime që sulmuesi ka luajtur me Liverpulin dhe City, ka realizuar 156 gola. Futbollisti është në një fazë vendimtare të karrierës së tij dhe synon që të japë kontribut brenda dhe jashtë fushe. Pritet që zyrtarizimi i transferimit të përfundojë brenda javës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share