Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ka besim se politika e Britanisë ndaj Ukrainës nuk do të ndryshojë së shpejti, pavarësisht dorëheqjes së Boris Johnson.
Johnson ka qenë një “mik i vërtetë i Ukrainës”, tha Zelenskiy në një intervistë për CNN, duke shtuar se Ukraina ka fituar shumë nga marrëdhënia e saj me Johnson, duke përfshirë para së gjithash mbështetjen ushtarake.
Zelensky mezi priste të fliste me Johnson për të mësuar më shumë rreth detajeve të dorëheqjes së tij, shtoi ai.