Kryeparlamentari Xhaferi nderon viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, përmes një séance komemoracioni, ka shënuar 11 Korrikun – Ditën e kujtimit të gjenocidit në Srebrenicë dhe për ta kujtuar edhe njëherë Deklaratën me të cilën Kuvendi e mbështeti Rezolutën e Parlamentit Evropian për Srebrenicën më 15 janar të vitit 2015.

Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut viktimat e gjenocidit I ka nderuar Kryetari I Kuvendit Talat Xhaferi.

“Jeta e askujt nuk është e njëjtë pas një tragjedie të tillë njerëzore sepse u derdh tepër shumë gjak, rrodhën tepër shumë lot. Jetë njerëzore pakthyeshëm të humbura, rini, gëzime, lumturi familjare dhe dashuri të papërjetuara” – ka thënë Xhaferi.

Gjendemi para edhe një vendimi të rëndë, para edhe një udhëkryqi në rrugën tonë të aderimit në Bashkimin Evropian – është shprehur Kryeparlamentari Xhaferi duke bërë thirrje që të mos lejohet që në atë rrugë të shkelim mbi gjithë atë që është bërë deri tani.

“Të jemi të mençur dhe të bashkuar, të ndërtojmë qëndrim zyrtar për propozimin francez, tani më evropian, si shtet, me proces të gjerë konsultues me të gjithë faktorët në shtet, me opozitën, me sektorin civil, mediumet, opinionin ekspert dhe të përgjithshëm në vend, dhe kuptohet, shqyrtimin e të njëjtit në Kuvend, sepse propozimi është një bazë solide për ndërtimin e qëndrimit serioz, të përgjegjshëm dhe shtetëror për këtë mundësi e cila hapet për vendin tonë tani dhe mundet kurrë edhe njëherë për fillimin oficial të procesit të negocimit dhe mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian” – është shprehur Kryetari I Kuvendit Talat Xhaferi. /KLanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share