Nëse është e vërtetë se drejtori i “Higjienës Komunale” është shkarkuar, do të kërkoj nga kryesia e partisë që të ndërpresë bashkëpunimin me Danela Arsovskën, tha Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët për tv KlanM
“Nuk e di nëse është shkarkuar, nëse është shkarkuar, mendoj se këtu përfundon bashkëpunimi jonë në Shkup, sepse për t’u shkarkuar duhet së paku kryetari i komunës të konsultohet me ne. Këtë e them personalisht, mirëpo sot do të kemi edhe mbledhje partiake, personalisht do ta pyes kryesinë. Pas orës 12 të natës të shkarkohen drejtorët, pa u konsultuar, kjo është e papranueshme”, deklaroi Taravari për redaksinë e tv KlanM.
Kujtojmë se Qyteti i Shkupit ka njoftuar se ka shkarkuar nga detyra e ushtruesit drejtorin e Higjienës komunale, Zudi Enus Koka
“Qyteti i Shkupit, si qytet i bashkëjetesës dhe solidaritetit, nuk guxon të jetë qendër dhune dhe përplasjesh me armë zjarri dhe krijimt të tensioneve ndëretnike mes bashkëqytetarëve”, thuhet në reagimin e Qytetit të Shkupit. Pavarësisht menaxhimit të shkëlqyeshëm dhe profesional të ndërmarrjes publike Higjiena Komunale nga Zudi Enuzi, kodi im i etikës nuk e lejon atë të vazhdojë të menaxhojë ndërmarrjen. Për këtë arsye ai u shkarkua nga pozita e ushtruesit të detyrës”, thuhet në njoftimin e qytetit të Shkupit./KlanMacedonia/