Lëvizja BESA përmes një komunikate për media dënon formën e dhunshme të protestave që po zhvillohen në Shkup sidomos gjatë mbrëmjes së djeshme dhe sonte. Lëvizja BESA dënon vandalizmin ndaj pronave private në Çarshinë e Shkupit dhe bën thirrje që të gjitha palët të ruajnë qetësinë dhe sigurinë publike dhe të protestohet në mënyrë paqësore.
Protesta e dhunshme cënojnë të drejtën e qytetarëve të tjerë dhe shtojnë pasigurinë në vend. Në vazhdimësi shqiptarët kanë qenë viktimë e inskenimeve të ndryshme të të gjithë pushteteve deri më tani, andaj apelojmë deri te pushteti që të reagojë në mënyrë profesionale dhe të shpejtë për të ruajtur qetësinë dhe pronën e qytetarëve, që të mos lihet dyshim se mund të bëhet fjalë përsëri për ndonjë inskenim.
Poashtu ftojmë të gjithë aktorët politik në vend që në këto momente të rëndësishme të orientimit euro-integrues, të gjithë të japim maksimumin që të ruhet qetsia dhe stabiliteti i vendit si dhe të japim kontributin maksimal për të përshpejtuar fillimin e negociatave për antarësim në Bashkimin Evropian.
Lexo gjithashtu
“Shtet i kombit maqedonas dhe pakicave” – VMRO: Pajtohemi me tezat e LSDM-së dhe BDI-së për ndryshimet kushtetuese
VMRO-DPMNE i sheh si zgjidhje të mirë tezat e LSD-së dhe BDI-së se mund të bëhen ndryshime kushtetuese,…
02.04.23 11:15
Aksident i rëndë në rrugën Kërçovë-Gostivar, ndërron jetë një 22-vjeçar
MPB ka njoftuar se sot në orën 01:50 në SPB Kërçovë është raportuar se në rrugën magjistrale Kërçovë…
15.08.24 12:25
Kreu i BFI-së: Falje dhe pajtim – të ndërpritet trendi i migrimeve ekonomike
Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Ef.Fetai, në mesazhin me rastin e Fitër-Bajramit, ka bërë thirrje që besimtarët…
20.04.23 11:55