Vazhdojnë protestat para Qeverisë së RMV-së kundër propozimit francez

Nën moton “Ultimatum – Jo faleminderit” përpara Qeverisë , edhe sot  ka vazhduar protesta kundër pranimit të “propozimit francez” për heqjen e vetos bullgare dhe fillim të bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Demonstruesit sot do të lëvizin nga Kuvendi në Qeveri, më pas para Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe do të kthehen sërish para Kuvendit të Maqedonisë.

Kujtojme se në Protestat e mbrëmshme të opozitës maqedonase rezultuan me dhjetëra policë të lënduar por edhe me 11 persona të ndaluar nga policia. Partitë e koalicionit qeveritar akuzojnë se pas protestave qëndrojnë VMRO-DPMNE-ja dhe “E Majta” pro-ruse. Opozita maqedonase me akuza se dhuna është vepër e provokatorëve të policisë.

Për dhunën  dhe incidentet e mbrëmshme kanë reaguar edhe partitë shqiptare. Ndërkaq, Euroambasadori Dejvid Gir ka bërë thirrje për qetësi dhe maturi./KlanMmacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share