Përfundon protesta para Kuvendit, nëpunësit e Higjenës Komunale në terren

Ka përfunduar protesta kundër “propozimit francez” para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Situata për momentin është e qetë ndërsa dëmet që lanë pas janë të konsiderueshme para Kuvendit dhe Ministrisë për Punë të Jashtme. Në terren kanë dalur nëpunësit e Higjenës Komunale për të pastruar gjësendet e lêna pas nga ana e protestuesve.

https://www.facebook.com/KlanMacedoniaTelevision/videos/3203743256550035/

Protesta me moton “Ultimatum? Jo, faleminderit”, kundër propozimit francez përmes të cilit synohet të tejkalohen dallimet mes Shkupit dhe Sofjes ka eskaluar mbrëmjen e 5 Korrikut, ku protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike dhe gjësende të forta, duke thyer xhamat e përparmë të ministrisë së Punëve të Jashtme nga ku më pas janë drejtuar para godinës së Kuvendit ku një grup i maskuar i protestuesve kanë thyer edhe kordonin e policisë dhe në drejtim të tyre kanë hedhur gjësende të forta, lëndë piroteknike, letër tualeti dhe vezë. Nga ku si pasojë kanë ngelur të lënduar disa policë e ndërsa dhjetëra protestues janë kapur nga policia./KlanMacedonia/

https://www.facebook.com/KlanMacedoniaTelevision/videos/1064637700841726

Lexo gjithashtu
Total
0
Share