Berat Imeri – Fazat përgatitore do t’i zhvillojmë në Ohër
F.C Voska Sport nga dita e djeshme në drejtimin e trajnerit Berat Imeri edhe zyrtarisht ka filluar mbushjen e akumulatorëve për sezonin e ri 2022/2023 në Ligën e dytë unike që numëron 16 skuadra. Prezent në grumbulllimin e parë krahas stafit teknik me në krye Berat Imerin, i pranishëm ishte edhe presidenti Nefi Useini
Trajneri i ri i klubit Berat Imeri i cili njihet si punëtor me vyrtite dhe cilësi të larta, për përgatitjet e skuadrës Voska Sport për tvklan.mk, deklaroi
“ Ishte një fillim i mbarë ashtu siç e parashikuam. Të gjitha fazat përgatitore do t’i zhvillojmë në Ohër pas ka kushte ideale për punë. Kemi parapa 5 deri 6 ndeshje kontrolluese me ekipe të ndryshme”.
Sa i përket fondit të lojtarëve gjegjësisht prurjeve të reja trajneri Imeri, tha:
“Kemi futbollist të ri të cilë do të jenë ardhmëria e klubit dhe futbollist me përvojë. Shpresoj të krijojm njëskuadër që do të jape më të mirën ashtu siç pretendojnë pronarët. Qëllimi ynë është që kampionatin e ri në Ligën e Dytë unike të gjendemi në pjesën e epërme në tabelën e klasifikimit”
Voska Sport deri më taki ka afruar emra si Valon Neziri, Almir Rexhepi, Arlind Aliti, Ylber Beqiri, Ajradin Cuculi, Albin Ramadani dhe Ensar Luma. Nga skuadra është larguar Argjent Gafuri.
Kampionati i ri në Ligën e dytë të futbollit pritet të fillon më 13 gusht
/KlanMacedonia/