10 shitjet më të shtrenjta në historinë e Serie A

Mbrojtësi holandez De Ligt mund të largohet nga Italia në merkaton e kësaj vere. Juventusi kërkon 100 milionë euro, që ta lërë të lirë xhevahirin e vet. Një shumë e majme, që do të shërbente për 4 blerje të reja.

Në pritje të zhvillimeve mbi holandezin, ku do të përfundojë dhe për sa para, ne po ju njohim me 10 lojtarët që janë shitur më shtrenjtë, me itinerar nga Serie A për një ligë tjetër.

1. LUKAKU: 113 milionë euro, nga Interi te Chelsea në vitin 2021

2. POGBA: 105 milionë euro, nga Juventusi te Manchester United më 2016

3. ZIDANE: 77.5 milionë euro, nga Juventusi te Real Madrid më 2001

4. IBRAHIMOVIC: 69.5 milionë euro, nga Interi te Barcelona më 2009

5. KAKA: 67 milionë euro, nga Milani te Real Madrid më 2009

6. HAKIMI: 66.5 milionë euro, nga Interi te PSG në vitin 2021

7. CANCELO: 65 milionë euro, nga Juventusi te Manchester City në vitin 2019

8. CAVANI: 64.5 milionë euro, nga Napoli te PSG më 2013

9. ALISSON: 62.5 milionë euro, nga Roma te Liverpool më 2018

10. PJANIC: 60 milionë euro, nga Juventusi te Barcelona më 2020

Lexo gjithashtu
Total
0
Share