ANGELOV: NUK MUDEMI DRURIN E VDEKUR TA RINGJALLIM
U pre duri të cilën e mbolli shënjtorja Nëna terezë në vitin 1980 në Shkup. Dy ditë më parë moti i ligë shkuli atë ndërsa sot të punësuarit e Ndërmarrjes Publike Parqe dhe Gjelbërime copëtuan atë dhe shkatërruan raporton KlanM. Drejtori i kësaj ndërmarrje Angele Sootirovski thotë se I vjen keq për këtë por se ishte i detyruar se druri kishte vdekur dhe nuk mundej të riparohej.
”Jo nuk kishte mundësi që të mos prehet druri, është larguar nga aty.
Ku gjendet për momentin druri? Është larguar.
A e keni gjuajtur? Është larguar nga vendi.
A do ruhet druri apo?
Druri është shkatëruar, moti i ligë e bëri të veten. Moti që e kaploi Shkupin e shkatërroi tërësisht. Është e pamudur të rikthehet. Ajo është sikur njeriun e vdekur të dëshirosh ta ringjallësh. Me të vërtetë na vie keq për dururin dhe dëshiruan ta rikthejmë por me të vërtetë nuk ka mundësi”, deklaroi Angele Sotirovski, drejtor i “NP Parqe dhe Gjelbërime”.
Foli edhe i punësuari i cili ishte në terren gjatë prerjes së drurit.
“Unë isha në terren kur u largua druri, ishte i rënë në tokë. Këto dru kanë rrënjët e shkurta ishte shumë i dëmtuar për këtë shkak vendosëm ta premë”, deklaroi Ivan Stojanov, i punësuar.
Nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup kërkojnë përgjegjësi se përse është coptuar në atë mënyrë duri që ka peshë historike dhe kulturore. Sipas tyre bredhi duheshte të kthehet në gjendjen e mëparshme pasi u shkul nga moti i ligë, e jo të coptohet dhe të dërgohet në vend të panjohur.
“Ndërmarrja që i ky kryer këto veprime, ka bërë një akt barbar ndaj një objekti që i takon trashëgimisë së Nënës Terezë, sepse bëhet fjalë për një bredh që është mbjellë nga vet dora e saj në vitin 1980, andaj ITSHKSH-Departamenti për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Terezë kërkon me urgjencë nga autoritet komunale dhe qendrore që të nisin procedurat e marrjes në përgjegjësi ndaj kryerësve të këtij akti të shëmtuar”, deklaruan nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.
Një dru i llojit të tillë do të mbjellet në po të njëjtin vend në nëntor apo dhjetor./KlanMacedonia/