Ministri i Ekonomisë në vend Kreshnik Bekteshi ka dhënë të dhëna zyrtare për puntorët që vijnë të punojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sipas të dhënave të tij që nga fillimi i vitit 2022 në Maqedoninë e Veriut për të huajt janë dhënë 2.267 leje pune, pothuajse 50% e puntorëve janë nga Turqia!
Punëtorë nga jashtë që vijnë për të punuar në Maqedoninë e Veriut.
Shumica e punëtorëve që vijnë për të punuar në vend janë punëtorë të përgjithshëm me arsim të mesëm dhe fillor.
Në vitin 2021 janë dhënë gjithsej 4.548 leje pune për të huajt.
Që nga fillimi i vitit 2022, në Maqedoninë e Veriut për të huajt janë dhënë 2.267 leje pune.
Pothuajse 50% janë nga Turqia!, ka shkruar Bekteshi në rrjetin social facebook./KLanMacedonia/