Sela: Tani besoj se e kuptojnë edhe maqedonasit se si është të kontestohet gjuha

Pas takimit me kryeministrin Kovaçevski, kreu i ASH-së tha se:

“E morëm sot propozimin të cilin sigurisht që do ta shqyrtojmë në mënyrë të detajuar edhe në organet e partisë, sidomos në kryesinë qëndrore, ASh është në anën e vazhdimit të këtij rrugëtimi evropian, jemi në anën e moskrijimit të alternativave të tjera çfarëdo qofshin, qofshin të quajtura Ballkani i Hapur. Alternativa e vetme e Maqedonisë së Veriut dhe rajonit duhet të jetë Bashkimi Evropian dhe asgjë tjetër hiç”, tha Sela.

“Tani besoj se e kuptojnë edhe maqedonasit se si është të kontestohet gjuha. Do të insistojmë që 20% të largohet nga kushtetuta dhe të zëvendësohet me gjuhën shqipe kur të hapet kushtetuta. Politikanët maqedonas po tregojnë mirëkuptim për këtë çështje me deklaratat publike, ka ardhur koha që me vepra ta dëshmojmë këtë” – deklaroi Ziadin Sela. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share