Lëvizja BESA: Pranojmë propozimin francez, gjatë ndryshimeve kushtetuese të hiqet “20%” dhe të shkruhet gjuha shqipe

Lëvizja BESA është duke përcjellë me vëmendje situatën aktuale politike në vend dhe sidomos në drejtim të zhbllokimit të procesit euro-integrues të vendit pas propozimit francez. Edhe njëherë rikonfirmojmë pozicionin e Lëvizjes BESA se integrimi i vendit në Bashkimin Evropian është opcioni i vetëm pa alternativë tjetër për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.

Lëvizja BESA është informuar nga ana e Qeverisë rreth propozimit francez dhe konform vendimeve partiake Lëvizja BESA edhe njëherë konfirmon se do pranojmë çdo propozim që hap rrugën e integrimit në BE dhe që i njejti nuk do cenonte interesat e shqiptarëve në vend.

Poashtu pasi që propozimi francez në vete implikon ndryshime kushtetuese, ne për të dëshmuar konzistencën politike nga hapja e fundit e kushtetutës do kërkojmë që të korigjojnë në kushtetutë terminologjinë “gjuha që flasin mbi 20% e popullatës” të zavendësohet me termin “gjuha shqipe”.

Edhe njëherë potencojmë se qeveria ska kapacitet, kredibilitet dhe as legjitimitet që të qeverise me vendin, prandaj ripërsëritim kërkesën tonë për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend, thuhet në komunikatën e Lëvizjes BESA.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share