Në Katowice të Polonisë është tërhequr shorti për Kampionatin Botëror të Hendbollit që mbahet vitin e ardhshëm (11 – 29 janar). Ndeshja e parë e Botërorit është ajo mes Polonisë dhe Francës, që luhet më 11 janar 2023. Ceremonia e shortit ishte madhështore, ndërsa një fjalim përshëndetës e ka mbajtur Hassan Moustafa, president i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit. Është ky Botërori i 28-të i Hendbollit, që mbahet në Poloni e Suedi.
Grupi A (në Krakow): Spanja, Mali i Zi, Kili, Irani.
Grupi B (në Katowice): Franca, Polonia, Arabia Saudite, Sllovenia.
Grupi C (në Gothenburg): Suedia, Brazili, Afrika 2, Uruguai.
Grupi D (në Kristianstad): Islanda, Portugalia, Hungaria, Korea e Jugut.
Grupi E (në Katowice): Gjermania, Katari, Serbia, Afrika 5.
Grupi F (në Krakow): Norvegjia, Maqedonia e Veriut, Argjentina, Holanda.
Grupi G (në Jonkoping): Afrika 1, Kroacia, Afrika 3, SHBA.
Grupi H (në Malmo): Danimarka, Belgjika, Bahrejni, Afrika 4.
Në Botëror pra janë edhe dy Kombëtare me të cilat Kombëtarja e Kosovës përballet në kualifikimet për Euro 2024. Bëhet fjalë për Malin e Zi dhe për Slloveninë. Me Malin e Zi, Kosova fillimisht luan më 12 tetor në Podgoricë. Ndërsa e presin Slloveninë më 15 tetor.
Për Botëror ka mbetur të përcaktohen edhe pesë Kombëtaret nga Afrika. Ato caktohen në Kampionatin e Afrikës që mbahet prej 11 deri më 18 korrik në Egjipt.