Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski sot do të realizojë takim me liderin e VMRO-DPMNE-së , Hristijan Mickoski.
“Në kuadër të konsultimit të gjerë i cili filloi të realizohet menjëherë pas marrjes së propozimit evropian, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski gjatë ditës së sotme do të zhvillojë takim me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Gjithashtu në njoftim thuhet se pas marrjes së propozimit të presidencës franceze, kryeministri Kovaçevski ka zhvilluar takime konsultative me liderët e koalicionit qeveritar, korin diplomatik, sektorin civil dhe përfaqësues të ekspertëve dhe mediave. “Kryeministri Kovaçevski paralajmëroi se çdo vendim mbi propozimin do të merret me dialog dhe konsultime në interes të së ardhmes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.