Shkëndija me optimizëm pret garat në konferencë ligë

ARTIM SHAQIRI I KËNAQUR ME PËRGATITJET E EKIPIT

Trajneri i ekipit Artim Shaqiri për Klan Maqedoni, tha se është tepër i kënaqur me angazhimin dhe disiplinën e lojtarëve që ka në disponim si në fazën e parë në Tetovë, ashtu edhe në atë dytë në Slloveni.

“Por mbi të gjitha mua më shumë më ishte interesante loja dhe angazhimi i lojtarëve, se sa rezultati në ato ndeshje, sepse rezultati është në plan të dytë, sepse janë ndeshje miqësore, kërkohet angazhim, kërkohet disiplinë, kërkohet një përgatitje psikologjike dhe fizike në këto ndeshje” – tha Artim Shaqiri.

Ndërsa pë prurjet e reja në ekip tha se bëhet fjalë për futbollist cilësorë edhe pse Bashkim Veliu shkaku i lëndimit ka qenë jashtë procesit stërvitor.

“Shpresojmë që shpejt të kthehet, kurse Talevski dhe Vllatko kanë cilësi, që filluan menjëherë edhe pse Vllatkoja u bashkëngjit vonë, por në ndeshjen e fundit, minutazhën të cilën e pati tregoi se ka kualitet, se do jetë ndihmë e madhe për ekipin” – deklaroi Artim Shaqiri, trajner i KF Shkëndija.

Futbollisti Egzon Bejtullai u shprehë i kënaqur përgatitjet e bëra duke pasur parasysh se të gjithë janë angazhuar maksimalisht ndaj edhe presin suksese në ndeshjet e radhës sidomos në at të parën kundër Ararat.

“Normalisht që Shkëndija kapacitetin e ka mjaftë të mirë, dhe nuk mund ta cekësh me numra mirëpo unë kam besim tek këta çuna dhe mendoj se për të kaluar Araratin e Armenisë, do duhet të japim maksimumin që të kalojmë me rezultat pozitiv dhe ta kalojmë raundin” – deklaroi Egzon Bejtullahi.

Skuadra kuqezi në rast se kualifiokohet në raundin e dytë të Konferencë Ligës së Konferencës, do të përballen me skuadrën e FC Valmeira nga Letonia. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share